Napoli konfirmon transferimin e Vargas

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Napoli ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të Universidad de Chile, Eduardo Vargas.
Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar nga asnjëra palë, por spekulimet nëpër mediat italiane sugjerojnë se Napoli ka paguar rreth 13.5 milionë euro për top golashënuesin e Copa Sudamericana.

“Unë dua të konfirmoj edhe zyrtarisht transferimin e Eduardo Vargas. Pak minuta më parë, më ka telefonuar doktor De Nicola, i cili e vizitoi lojtarin dhe dha dritën e gjelbërt për formën e tij fizike. Ne kemi nënshkruar kontratat dhe kemi mposhtur konkurrencë nga klube shumë të forta për të. Kjo është dëshmi se ne po kërkojmë talentë nga e tërë bota për ta përforcuar ekipin”, theksoi De Laurentiis.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...