Pushim i zgjatur për Lionel Messin

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola i ka dhënë Lionel Messit edhe katër ditë ekstra pushim për periudhat festive.
Katalanasit do të vazhdojnë stërvitjet më 29 dhjetor, por sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi, i cili po kalon pushimet për krishtlindje në Rosario, nuk do të jetë në stërvitje deri më 2 janar.

Edhe mbrojtësit brazilian, Dani Alves i është dhënë pushim ekstra, duke mos u detyruar që të kthehet deri më 31 dhjetor.

Kampionët e Evropës nuk do të jenë në aksion deri më 3 janar, kur do të përballen me Osasunën në Copa del Rey. Më pas katalanasit përballen me rivalin lokal Espanyol në kuadër të La Ligas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...