Kampioni tregon fytyrën

dardanmiftari | Monday, December 26, 2011 | 0 Komente

Me rezultat prej 5-0, Manchester Unitedi e ka mposhtur Wiganin në takimin e zhvilluar të hënën në Old Trafford.
Ji-Sung Park e hapi serinë e golave (8’), ndërsa Dimitar Berbatov e vendosi rezultatin e pjesës së parë (41’).

Sulmuesi bullgar realizoi edhe golin e dytë personal në gjysmën e dytë (58’), ndërsa Antonio Valencia e ngriti epërsinë në 4-0 (76’).

Pas një ndërhyrje në Ji-Sung Park brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, u akordua penalti në favor të Djajve të Kuq, ndërsa i saktë nga pika e bardhë u tregua Berbatov, i cili kompletoi het-trikun e tij (78’).

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi është barazuar me pikë me liderin Manchester City.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...