Quagliarella do të qëndrojë

dardanmiftari | Monday, December 26, 2011 | 0 Komente

Agjenti i Fabio Quagliarellas, Beppe Bozzo, ka deklaruar se ardhmja e klientit të tij te Juventusi nuk varet nga mundësia e transferimit të Marco Borriellos nga Roma.
Mediat italiane raportojnë se Bianconerët janë pranë transferimit të Borriellos, duke spekuluar se nuk do të ketë vend më për Quagliarellan në skuadër. Por agjenti i tij nuk mendon kështu.

“Nëse Borriello i bashkohet Juventusit do të jetë problem për lojtarin aktual të Romës, sepse ai duhet që gradualisht të fitojë besimin e Antonio Contes”.

“Një gjë është e sigurt, Fabio do të qëndrojë te Juventusi dhe ai është shumë i lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat për të”, ka thënë Beppe për Sky Sport 24.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...