Kobe ua sjell fitoren Lakersave

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Kyçi i lënduar i dorës nuk e ka penguar Kobe Bryant të shkëlqejë për t’i dhënë fitoren 99-82 skuadrës së tij Los Angeles Lakers në ndeshjen në udhëtim te New York Knicks.
Bryant shënoi 28 pikë, 13 prej të cilave në çerekun e tretë, derisa Lakers fituan ndeshjen e dytë radhazi pas dy disfatave në dy ndeshjet e para të sezonit. Pau Gasol shënoi 16 pikë dhe 10 kërcime.

Për skuadrën vendase, Carmelo Anthony shënoi pikët më të larta, 27, ndërsa Amare Stoudemire shënoi 15 pikë duke shënuar vetëm në katër nga 17 tentimet nga loja e hapur.

Për ndeshjen e ardhshme të Lakers që zhvillohet të shtunën kundër Denver, pritet të rikthehet edhe qendra Andrew Bynum.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...