Sion ngre akuzë kundër FIFAs

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Klubi zviceran Sion ka filluar një procedurë të rregullt ligjore kundër anëtarëve të komitetit ekzekutiv të FIFA-s pas kërcënimit të saj për të suspenduar Zvicrën nga futbolli botëror.
Konflikti, i cila daton nga përjashtimi i Sion nga Europa League në shtator për shkak se kishte transferuar lojtarë edhe pse kishte qenë nën embargo transferuese, ka bërë FIFAn të kërkojë nga Federata Zvicerane e Futbollit të marrë veprime kundër klubit.

Më 17 dhjetor FIFA kërkoi që klubit Sion t’i hiqen pikët në kampionatin vendor të cilat ishin fituar kur klubi kishte nxjerrë në fushë lojtarët e transferuar në mënyrë jo të rregullt, dhe nëse Federata Zvicerane nuk e merr këtë hap ajo do të përjashtohet nga të gjitha garat e UEFA dhe FIFA që nga 14 janari.

“FC Sion tashmë ka ngritur një ankesë kriminale kundër anëtarëve të komitetit ekzekutiv të FIFA-s pas kërcënimeve për të përjashtuar Federatën Helvetike dhe klubet e anëtarësuara në të”, thuhet në deklaratën e klubit zviceran.

Nëse FIFA do të përjashtonte Federatën e Zvicrës nga garat, do të nënkuptonte që Basel do të përjashtohej nga Liga e Kampionëve dhe vendin e tij do ta zinte Manchester United, që do të përballej me Bayern Munich në shkurt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...