Milani të huazojë Torresin?

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Milani është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Chelseat, Fernando Torres, në formë huazimi për gjashtë muajt e ardhshëm si alternativë pas dështimit për të transferuar Carlos Tevez nga Manchester City.
Rossonerët duan të përforcojnë sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit pas problemeve shëndetësore të Antonio Cassanos dhe pa dështimit me Tevez, kuq e zinjtë kanë menduar për alternativa tjera.

La Stampa shkruan se Milani është në gjendje ta ofrojë një marrëveshje huazimi për Chelsean, në mënyrë që Fernando Torres të kalojë te Milani për minutazh të rregullt para kampionatit evropian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...