Alves: Mourinho xheloz në Barcelonën

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves mendon se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho e xhelozon Barçën, që sipas mbrojtësit brazilian është ekipi më i mirë në botë.
“Mourinho është një njeri që e luan rolin e tij, ai zhvlerëson atë që njerëzit tjerë fitojnë. Gjëja e vetme që ka vlerë është ajo që ai fiton. Ky është personaliteti i tij dhe ne e respektojmë”.

“Sidoqoftë, personaliteti im është ndryshe. Të luaj në këto ‘ndeshje të vogla’ siç i quan ai dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve. Ne e kemi bërë këtë dhe jemi shumë të kënaqur. Xhelozia është gjë e keqe. Ne po e jetojmë momentin dhe ne jemi kampionë aktual të botës. Statistikat janë ato që janë, pa marrë parasysh çfarë thonë të tjerët”.

“Ne nuk merakosemi për Real Madridin sepse nuk ndjejmë që jemi inferiorë për ta dhe nëse ju nuk ndiheni inferiorë ndaj atyre që ju kritikojnë, atëherë kjo nuk ju intereson. Kjo është një luftë të cilën nuk mund ta fitojmë as se si, prandaj duhet të vazhdojmë me sukseset”, tha Dani Alves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...