Motta: Nuk na kushtoi penaltia e Pazzinit
Mesfushori i Interit, Thiago Motta, nuk e ka fajësuar bashkëlojtarin Giamapolo Pazzinin për atë pse e humbi penaltinë në ndeshjen ndaj Udineses, por ekipin pse nuk luajti mirë.
“Gjërat ndodhin, por dështimi i penaltisë nuk ishte problemi. Ne kemi pasur 95 minuta tjerë të shënojmë. Por, më vjen keq për Giampaolon pasi bëri gjithçka për të shënuar”.
“Ne kemi faj si ekip pse pësuam disfatë. Ne nuk mund të bëjmë më gabime. Nuk ka arsyetime. Ne duhet të bashkohemi dhe të punojmë”, u shpreh Thiago Motta.
Category: Futboll
0 Komente