Fiorentina e deklason Romën
Fiorentina i ka treguar Romës se është larg futbollit me fitoren prej 3-0 të realizuar në Artemio Franchi.
Fillimisht gjithçka për Romën e prishi mbrojtësi Juan (16’), i cili u ndëshkua me karton të kuq duke ia mundësuar sulmuesit Stevan Jovetic të shënojë për 1-0 nga penaltia.
Rezultatin e dyfishoi një minut pa përfunduar pjesa e parë (44’), Alessandro Gamberini me ndihmën e Riccardo Montolivos.
Fitoren për skuadrën e Valon Behramit i cili luajti nga fillimi e siguroi Bojan Krkic, i cili po ashtu u përjashtua nga loja duke shkaktuar njëkohësisht penalti të cilën e realizoi Santiago Silva (86’). Ndeshja përfundoi me fitore të Fiorentinës me rezultat 3-0, teksa për Romën ishte kjo humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit.
Me këtë fitore Fiorentina paksa distancohet nga fundi i tabelës me 16 pikë, përderisa Roma mbetet me 17 pikë.
Category: Futboll
0 Komente