Lideri është Juventusi
Juventusi ka shënuar fitoren e radhës ndaj Cesenas në shtëpi me rezultat 2-0, përkundër mungesës së Andrea Pirlos.
Pjesa e parë e kësaj sfide kaloi pa gola, me Juventusin që kishte disa raste të volitshme të pa shfrytëzuara. Nga ana tjetër Erion Bodani ishte i pafuqishëm që të shënonte në portën e Buffonit.
Në pjesën e dytë u inkuadrua në lojë Alessandro Del Piero, i cili pas vetëm shtatë minutash lojë u largua për shkak të një lëndimi në kokë.
Claudio Marchisio kaloi në epërsi Juventusin (72’) pas asistimitë të Arturo Vidal, përderisa ky i fundit shënoi në minutën e 83-të nga penaltia për 2-0 dhe fitoren e Juventusit.
Me këtë fitore Juventusi kthehet në krye të klasifikimit me 29 pikë, dy më shumë se sa Milani dhe Udinese që kanë nga 27 pikë dhe ndajnë pozitën e dytë.
Category: Futboll
0 Komente