Në vitet e ardhshme Bayerni do të investojë më shumë

dardanmiftari | Monday, December 19, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka njoftuar se klubi gjerman së shpejti do të jetë në gjendje të garojë me ekipet e mëdha nga Liga Premier në aspektin financiar.
Ai ka thënë se nga viti 2016, Bayerni do të ketë nga 25 milionë euro shtesë për të shpenzuar në sezon për përforcimin e skuadrës, duke qenë se bavarezët janë pranë kthimit të kredisë prej 345 milionë eurosh për ndërtimin e Allianz Arena.

“Besoj se do të arrijmë të paguajmë për Allianz Arenan brenda pesë ose gjashtë vitesh maksimum”.

“Ndërsa atëherë, Bayerni do të ketë rreth 25 milionë euro më shumë në vit të disponueshme për të investuar në skuadër”.

“Atëherë nuk do të jetë e lehtë për klubet nga Liga Premier që të na mposhtin”, ka deklaruar Hoeness për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...