Redknapp: City dhe United favoritë për titull

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se Manchester City dhe Manchester United janë favoritët kryesor për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.
Spursat mbrëmë barazuan me Chelsean në White Hart Lane për të ngecur që të dy me pikë ndaj dy skuadrave të kreut.

“Man City dhe Man United duhet të jenë favoritët kryesore, siç ishin në fillim. Ju shikoni në rezultatet e tyre – rezultati i United ndaj Fulham ishte i jashtëzakonshëm. Nuk do t’i eliminoja ata. City po ashtu ka një fillim të mirë”.

“Pasi ne humbën dy ndeshjet e para, 35 pikë janë një numër i mrekullueshëm për ne, andaj mendoj se po ia dalim mirë. Liverpooli do të jetë aty po ashtu, siç do të jenë edhe Arsenali dhe Chelsea”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...