Robben kërkon falje për aktrimin në fushë (VIDEO)

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Bayern Munich, Arjen Robben, publikisht ka kërkuar falje pasi është ndëshkuar me karton për mashtrim në fitoren 2-1 ndaj Bochum në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Pasi ishte shtyrë nga veterani i Bochum, Marcel Maltritz, në minutën e 41-të, Robben bëri një hap përpara, por pasi topi i iku shumë larg, ai filloi të rrëzohet në mënyrë teatrale, para se të ndëshkohet për këtë veprim të tij.

“Ishte budallallëk. Mbase ishte penalti, por duhej të isha rrëzuar më herët. E pashë se nuk mund ta arrija topin. Ishte vërtet budallallëk. Nuk duhet të bëj gjëra si kjo dhe kërkoj falje”, ka thënë Robben.

Holandezi megjithatë shënoi golin e fitores për bavarezët në çastet e fundit të takimit, duke i ndihmuar Baryernit të kualifikohet në çerekfinale të Kupës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...