Sao Paulo vë në shitje Casemiron

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Klubi brazilian Sao Paulo ka bërë të ditur se është duke bërë plane që ta shesë yllin brazilian Casemiro, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Interi, Roma dhe Arsenali janë ekipet më të interesuara për mesfushorin fantastik të Sao Paulos, ndërsa tani duket se është hapur rruga për të interesuarit.

“Pasi përmirësuam pagën e tij, forma e tij filloi të bie. Ai po kërkohet nga shumë ekipe në Evropë dhe nëse marrim ndonjëofertë të mirë atëherë do ta shesim. Mendoj se një ofertë prej 10 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për ne”, tha presidenti i Sao Paulos, Juvenal Juvencio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...