Totti flet për karrierën

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka folur për karrierën e tij me klubin romak, duke thënë se ai kurrë nuk e ka paramenduar se do t’i zgjaste aq shumë me klubin Gialloros.
Duke folur në një intervistë për Sky Sport Italia, kapiteni i Romës ka pranuar se ai ka luajtur futboll në fillim vetëm sa për të siguruar bukën e gojës, para se t’ia kushtonte tërë jetën sportit.

“Unë kurrë nuk e kam paramenduar se do të arrij aq larg. Një gjë që e kam ditur ka qenë se futbolli do të ishte gjëja ime kryesore. Është një pasion të cilin e kam pasur që nga fëmijëria. Unë kam dhënë gjithçka që nga ajo kohë”, theksoi Totti, i cili falënderoi tifozët për përkrhajen e tyre ndër vite.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...