Ferguson i kënaqur me dënimin e Suarez

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Bosi i manchester United, Sir Alex Ferguson është tepër i kënaqur me dënimin prej tetë ndeshjesh suspendim për sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez, i cili u akuzua për racizëm ndaj Patrice Evras.
“Përkrahja jonë për Evran ishte e madhe që nga momenti i parë i kësaj katrahure. Çështja ka marrë fund dhe mendoj se jemi të kënaqur me dënimin që i është dhënë atij”.

“Nuk mendoj se kjo do të nxisë luftë mes dy klubeve. Nuk bëhet fjalë për Manchester Unitedin dhe Liverpoolin. Është një situatë individuale ku një person ka abuzuar në mënyrë raciste”, deklaroi Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...