Wenger: Dua fitore, jo rekord të Van Persiet

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ai është më shumë i fokusuar në fitore, se sa në një rekord të ri të Robin Van Persiet.
Van Persie barazoi rekordin e klubit prej 34 golash për një vit kalendarik të cilin e mbajti Thierry Henry, ndërsa tani pasi kanë mbetur dy gola për të thyer rekordin e Alan Shearer në dy ndeshjet e fundit në vitin 2011, ishte thënë se holandezi do të përqëndrohej që të shënonte para lojtarëve të tjerë.

“Rekordet individuale nuk janë vitale për mua, ato janë vetëm shenjë që ekipi po shënon. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, por me rëndësi është t’i fitojmë ndeshjet tona. Synimi për të është të jetë më i mirë në vitin 2012. Në sport gjithmonë duhet ta keni synimin të jeni më i miri”, theksoi Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...