Van Persie: Nuk jemi jashtë garës për titull

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se Topçinjtë nuk janë jashtë garës për titull.
Holandezi beson se do të ketë shumë ndryshime dhe kthesa para se të vendoset se kush to do të jetë kampioni i ri i Anglisë në futboll.

“Është ende herrët. Ne kemi luajtur vetëm 17 ndeshje, nuk jemi as në gjysmë të kampionatit, andaj gjithçka mund të ndodhë në këtë ligë”.

“Rezultati ynë kundër Manchester United (8-2) ishte ca befasi, rezultati ynë në udhëtim te Chelsea (5-3) ishte një befasi e madhe, dhe pastaj Manchester United u mposht nga Manchester City me rezultat 6-1, andaj gjithçka është e mundshme”, ka deklaruar Van Persie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...