Vdes legjenda braziliane Socrates

dardanmiftari | Sunday, December 04, 2011 | 0 Komente

Legjenda braziliane e futbollit, mbrojtësi Socrates ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare pasi vuajti nga një sëmundje e rëndë infektive.
Ishte hera e katërt brenda katër muajve që Socrates u trajtua në kujdes intenziv, ndërsa mëngjesin e të dielës ndërroi jetë. Dhimbja kaploi gjithë futbollin brazilian, ndërsa nuk munguan ngushëllimet e para nga personalitetet e njohura të futbollit brazilian.

Socrates është një prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit. Ndryshe i njohur me pseudonimin ‘Doktori’, Socrates ishte kapiten në Kampioantin Botëror të vitin 1982 dhe mbrojti ngjyrat e klubeve të njohura si Corinthians dhe Fiorentina.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...