Villas Boas: Duhet ta mposhtim Cityn

dardanmiftari | Saturday, December 10, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas ka deklaruar se ekipi i tij nuk guxon ta humbasë takimin krucial ndaj Manchester Cityt, pasi çdo disfatë do të thoshte ‘lamtumirë titulli’.
“Ne duhet ta vazhdojmë konkurrimin për titull pa marrë parasysh a fitojmë apo humbasim. Por, lufta për titull bëhet shumë e vështirë për ne nëse humbasim, sepse 13 pikë do të ishte shumë deficit i madh”.

“Nuk do të dorëzohemi, por do të ishte vështirë ta rikthejmë atë disavantazh. Ne pajtohemi se Tottenhami dhe United janë skuadrat që momentalisht po luftojnë për titull”, tha Villas Boas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...