Villas-Boas: Ende mund ta fitojmë titullin

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është i bindur se ata ende mund ta fitojnë titullin e Ligës Premier pas barazimit të mbrëmshëm 1-1 në Tottenham.
Blutë qëndrojnë 11 pikë prapa liderit të Ligës Premier, Manchester City, por Villas-Boas ende mendon se ekipi i tij ka shanse për ta fituar titullin.

“Mendoj se ne ende mund ta fitojmë atë. Ne erdhëm te Tottenham, një ekip që po ashtu është sfidues për tituj, andaj është një pikë e mirë kjo”.

“Ne kemi qenë edhe në situata më të këqija dhe jemi rikuperuar shtatë pikë. Jam i sigurt se ne mund ta ngushtojmë distancën”, ka thënë portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...