Ancelotti: Jam vetëm trajner

dardanmiftari | Saturday, January 07, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ka mohuar statusin e tij të nivelit të lartë para ndeshje së parë me klubin francez.
Italiani, i cili ka fituar një sërë trofesh në të kaluarën (mes tjerash dy herë Ligën e Kampionëve) do ta drejtojë PSG-në për herë të parë në takimin e Kupës së Francës të dielën.

“Jam shumë i lumtur që jam në Francë dhe shpresoj ta drejtoj skuadrën për ta fituar kampionatin. Shpresoj të kem raporte të mira me trajnerët tjerë të Ligue 1”.

“Unë nuk jam një superyll, jam thjesht trajner. Më pëlqen puna, e dua futbollin dhe dua ta jap më të mirën këtu”, ka thënë Ancelotti për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...