Mbretërit dominues (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, January 07, 2012 | 0 Komente

Karim Benzema Real Madridi është treguar skuadër superiore në fitoren prej 5-1 përballë Granadas, që shënoi edhe ndeshjen e parë në La Liga të Los Blancos në vitin 2012.
Karim Benzema e zhbllokoi takimin pas asistimit të Mesut Oezil (19’), mirëpo pak minuta më pas Mikel Rico e barazoi rezultatin (22’), që rezultoi të ishte goli i nderit për mysafirët.

Rezultatin e pjesës së parë e vendosi Sergio Ramos (34’), pas një goditjeje nga këndi të Oezil.

Porsa filloi gjysma e dytë (47’), Gonzalo Higuain i dha fund dyshimit për fituesin, ndërsa krejt kjo falë angazhimit të Marcelos.

Karim Benzema shënoi edhe golin e dytë personal në këtë takim (50’), ndërsa Mesut Oezil vazhdoi të ishte krijues i golave.

Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, i erdhi radha të shënonte edhe Cristiano Ronaldos, i cili ndjehej i frustruar deri te momenti i golit.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi rrit diferencën në gjashtë pikë ndaj Barcelonës, që takimin e kësaj xhiroje e zhvillon të dielën kundër rivalit lokal, Espanyol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...