Enrique: De Rossi do të qëndrojë

dardanmiftari | Saturday, January 07, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka deklaruar se mesfushori italian, Daniele De Rossi, do të qëndrojë në Olimpico.
Spekulohet se Manchester City po tenton ta joshë De Rossin drejt Etihad Stadium, mirëpo trajneri 41-vjeçar është i bindur se ai do ta vazhdojë karrierën me Giallorossët.

“Sipas mendimit tim, ai do të qëndrojë te Roma. Në futboll, është një stil i të jetuarit, ndërsa paratë nuk janë të vetmet që merren në konsideratë”.

“Lojtari do ta zgjedhë të ardhmen e tij, por ai është mirë këtu dhe nuk shoh arsye pse duhet të largohet”, ka thënë Luis Enrique në një konferencë me gazetarët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...