Conte: Fitorja e domosdoshme

dardanmiftari | Saturday, January 07, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka deklaruar se skuadra e tij duhet ta fitojë me çdo kusht përballjen e të dielës ndaj Lecces nëse mendon seriozisht për titullin.
“Nesër (e diel) nuk do të jetë lehtë, por ne do të mundohemi të fitojmë me çdo kusht”.

“Kemi arritur objektiva të rëndësishme në gjysmën e parë të sezonit, por tash vjen pjesa e vështirë, të qëndrojmë në krye dhe të vazhdojmë me fitore”, u ka thënë Conte gazetarëve.

Nëse nuk mposhtet nga Lecce, Juventusi do ta arrijë rekordin e vet prej 17 ndeshjesh pa humbje në Serie A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...