Vjen paralajmërimi i Interit

dardanmiftari | Saturday, January 07, 2012 | 0 Komente

Me rezultat prej 5-0, Interi e ka mposhtur Parmën në ndeshjen e parë të vitit të ri në Kampionat, duke i paralajmëruar skuadrat nga kreu i tabelës se Nerazzurët po kthehen ku e kanë vendin.
Diego Milito e hapi serinë e golave pas një krosimi të Ricardo Alvarez (13’), ndërsa Thiago Motta i entuziazmoi tifozët në Giuseppe Meazza duke e dyfishuar avantazhin (18’).

Me golin e dytë personal (41’), argjentinasi Milito e bëri të qartë se zikaltrit i duan tre pikët, derisa meritor për këtë gol ishte edhe Maicon, i cili e bëri asistimin.

Edhe në pjesën e dytë fjalën e patën vendasit. Giampaolo Pazzini e katërfishoi epërsinë e Interit (56’), falë angazhimit të Militos, i cili ishte i disponuar në këtë takim.

Nerazzurët nuk u ndalën me kaq. Porsa hyri në lojë, Marco Faraoni me një vole nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshi, e ngriti edhe më shumë epërsinë e vendasve (79’).

Interi aktualisht gjendet në pozitën e pestë në tabelë me 29 pikë, vetëm pesë pikë më pak se liderët Milan e Juventus, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...