Bonaventura: Del Piero është idhulli im

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Atalantas, Giacomo Bonaventura, ka deklaruar se ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pasur ndikim të madh në karrierën e tij.
Në një intervistë për Goal.com, 22-vjeçari ka thënë se do ta konsideronte karrierën e tij si të suksesshme po të arrinte vetëm çerekun e arritjeve të Del Pieros.

“Kur isha i vogël më pëlqente shumë. Do të jetë vërtet kënaqësi që ta shoh. Ai është një shembull për t’u ndjekur”.

“Nëse jam në gjendje të arrij vetëm çerekun e asaj që ka bërë ai në karrierën e tij, do të ishte e mjaftueshme për mua”, ka thënë Bonaventura

Atalanta është nikoqir i Juventusit në Azzurri d'Italia të shtunën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...