Conte: Pas Milanit është Interi

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka thënë se Interi nuk është jashtë garës për titull dhe se zikaltrit kanë kualitet që të luftojnë për Scudetto.
Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, Nerazzurët i janë afruar kreut të tabelës dhe gjenden tetë pikë prapa liderëve, Milan e Juventus.

“Sipas meje, pas Milanit, Interi është skuadra më e kompletuar në garën për titull. Ata kanë ekipin më të mirë pas Milanit. Pastaj vjen Juventusi dhe skuadrat tjera”.

“Në garën për titull është po ashtu edhe Udinese, ndërsa edhe Lazio meriton të konsiderohet, pavarësisht humbjes nga Siena, derisa aty është edhe Roma”, ka thënë Conte për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...