Ferguson i ngazëllyer me rikthimin e Scholes
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i ngazëllyer që e ka sërish në skuadër legjendën Paul Scholes.
Scholes menjëherë u ftua në ekipin e parë dhe u inkuadrua si zëvendësues në ndeshjen e djeshme të Kupës FA kundër Manchester Cityt.
“Është fantastike që Paul e ka marrë këtë vendim. Gjithmonë është keq të shohësh lojtarë të shkëlqyeshëm t’u japin fund karrierave, por veçanërisht është keq kur ata e bëjnë këtë aq herët”.
“Por ai e ka ruajtur veten në formë të shkëlqyeshme dhe gjithmonë kam ndjerë se ka edhe një sezon tjetër për të. Është e tmerrshme ta kemi atë sërish në skuadër”, ka thënë Ferguson.
Category: Futboll
0 Komente