Maradona: Van Persie model për lojtarët

dardanmiftari | Monday, January 09, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, e ka përshkruar legjendën e futbollit, Diego Maradona, si ‘heroin e tij’, gjatë një vizite të befasishme që i bëri atij në Dubai.
“Gjithmonë e kam admiruar Maradonën që kur kam qenë fëmijë. Ai është një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe një vizitë në Dubai nuk do të ishte e kompletuar pa mundësinë për t’u takuar me të sy-më-sy”, ka thënë Van Persie.

Maradona në anën tjetër ka lavdëruar holandezin duke e etiketuar atë si shembull për lojtarët e mëdhenj.

“Van Persie nuk është vetëm një lojtar yll por ai është një futbollist me personalitet yjor, diçka të cilën unë e respektoj shumë”.

“Ai ka një talent të madh, që i kombinuar me karakterin e tij përulës, e bën atë një shembull për të gjithë lojtarët e mëdhenj”, ka thënë trajneri i Al Wasl.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...