Messi favorit për të fituar Topin e Artë

dardanmiftari | Monday, January 09, 2012 | 1 Komente

Pas edhe një viti të jashtëzakonshëm gjatë 2011-tës, Lionel Messi është favoriti i basteve për të fituar çmimin e tertë Topi i Artë para Cristiano Ronaldos dhe Xavit.
Ceremonia Fifa Topi i Artë zhvillohet sot në mbrëmje në Zurich të Zvicrës dhe do ta shpërblejë lojtarin i cili supozohet të ketë pasur vitin më të mirë në botën e futbolli nga lista prej tre yjeve.

Cristiano Ronaldo është favoriti i dytë për të fituar FIFA Topin e Artë. Në shifrat e basteve ai ka një koeficient 10.00. Portugezi megjithatë nuk do ta ndjekë këtë ngjarje, e as trajneri i tij, Jose Mourinho.

Madje ylli i Real Madridit edhe vetë kishte deklaruar se më shumë preferonte Këpucën e Artë Evropiane se sa Topin e Artë. “Topi i Artë është rezultat i opinioneve të njerëzve, pasi bazohet në vota. Në anën tjetër, ky shpërblim [Këpuca e Artë] nuk varet nga votat e askujt”, kishte thënë ylli i Madridit.

Por portugezi mund të duket ca përbuzës me këto komente për shkak të gjasave më të mëdha të Lionel Messi për ta fituar titullin. Argjentinasi pati edhe një vit tjetër për t’u mbajtur mend duke shënuar më shumë se një gol për ndeshje për klubin gjatë dy sezoneve të kaluara.

Messi është në prag për të fituar Topin e Artë për të tretin vit radhazi. Koeficienti nëse vendosni bast për të është vetëm 1.07. Bashkëlojtari i tij te Bracelona, Xavi, po ashtu ka një koeficient të lartë në baste, 17.0, duke qenë favoriti i fundit.

Kush mendoni se do ta fitojë FIFA Topin e Artë? Shkruani në koment poshtë kush mendoni se do ta fitojë?

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...