Guardiola: La Liga nuk ka mbaruar ende

dardanmiftari | Monday, January 09, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij ende është në garë për titullin e La Ligës pas barazimit të mbrëmshëm 1-1 ndaj Espanyol.
Një gol i vonshëm nga Alvaro ia mohoi fitoren Barcelonës, pasi Cesc Fabregas e kishte çuar kampionin në fuqi të Spanjës në epërsi pas 16 minutash lojë. Barazimi e le Barcelonën pesë pikë prapa liderit të tabelës, Real Madridit, por kjo gjë nuk e shqetëson Guardiolën.

“La Liga nuk ka mbaruar ende, nuk mendoj se një pjesë e madhe e ligës na ka rrëshqitur. Ka ende shumë ndeshje të mbetura; ne kemi një skuadër shumë të mirë mbi ne, por ata kanë ndeshje të vështira përpara”.

“Synimi jonë i vetëm është të shikojmë te vetja, të vazhdojmë të bëjnë gjëra të mira siç bëmë sot dhe t’i përmirësojmë gjërat në të cilat nuk kemi vepruar aq mirë”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes së mbrëmshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...