FIFA refuzon kampionatin e përbashkët

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Organi më i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka përjashtuar çdo mundësi për formimin e një kampionati të përbashkët në të cilin do të garonin ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.
FIFA i ka bërë të ditur Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) se nuk ka të drejtë të devijojë nga kompetencat dhe të bëjë ndonjë kampionat të përbashkët për shkak se FFK ende nuk është pranuar në FIFA.

Ideja ishte mirëpritur nga qarqet shqiptare anë e mbanë trojeve, por presidenti i FSHF-së, Armand Duka kërkoi rekomandimin e FIFA-s dhe UEFA-s, që rezultoi me një shkresë të FIFA-s, ku qartësohet se në pikën 79-të të statutit të saj saktësohet se federatat antare të FIFA-s nuk kanë të drejtë të zhvillojnë ndeshje apo të kenë kontakte tjera me klube të një vendi që nuk është anëtar i saj.

Ideja ishte prezantuar nga presidenti i F.C. Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili rekomandoi që Prishtina si klubi më i madh kosovar dhe një klub tjetër kosovar të garojnë në një kampionat të përbashkët me ekipet nga Shqipëria.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...