Pique: Nuk kemi lojtarë si Pepe

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka akuzuar mbrojtësin e Real Madridit, Pepe, duke thënë se ai nuk dëshiron të luajë me ndonjë lojtar sikurse portugezi.
Pepe është vënë nën kritika të mëdha pasi shkeli qëllimisht dorën e Lionel Messit gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Copa del Rey të fituar nga Barcelona, ndërsa aradhës së gjatë të kritikuesve iu bashkangjit tani edhe Pique.

“Unë nuk kam një bashklojtar sikurse Pepe në zhveshtoren e Barcelonës. Por të gjithë e kanë parë, të gjithë. Unë shpresoj të mos kem një bashklojtar si Pepe në të ardhmen”, theksoi Pique.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...