Gatti: Messi do ishte rezervist në kohën e Peles

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Ish-reprezentuesi i Argjentinës, Hugo Gatti, ka deklaruar se Pele është pa dyshim futbollisti më i mirë në histori të futbollit dhe se Lionel Messi do të vuante për vend në formacione startuese në kohën e të mëdhenjve si Maradona, Pele dhe Cruyff.
“Lojtari më i mirë në histori është pa dyshim Pele. Më pas kemi kolosë të mëdhenj si Alfredo Di Stefano, Johan Cruyff dhe Diego Maradona”.

“Në këto kohëra, Messi do të ishte një rezervist e jo një yll. Të gjithë këta lojtarë të Barcelonës që thonë se po luajnë në ekipin më të mirë të të gjitha kohërave do të ishin rezervistë në kohën e Maradonës dhe Cruyffit”, theksoi Gatti, një bashkëkohanik i Peles.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...