Motta: Nuk më është ofruar rinovimi

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Interi ende nuk e ka kontaktuar mesfushorin, Thiago Motta, për rinovimin e kontratës, gjithnjë sipas agjentit të tij.
“Tani për tani, nuk ka kontakt nga klubet jashtë Italisë. Dëshira e tij është të qëndrojë, por nuk ka shenja nga Interi për rinovim. Lojtari është mirë dhe marrëdhëniet e tij me klubin janë të mrekullueshme”, theksoi agjenti Dario Canovi.

Motta ka kontratë me Interin deri në vitin 2013, por mesfushori dëshiron që ta zgjasë qëndrimin e tij në Meazza.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...