Guardiola: Asgjë s’ka marrë fund

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu, por ka paralajmëruar se asgjë nuk ka marrë fund, pasi, sipas tij, Los Blancos kanë kualitet për t’i ndryshuar gjërat.
Me fitore prej 2-1 në terren mysafir, Blaugranët kanë kryer pjesën më të madhe të punës që i afron në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, megjithatë Pep mendon se nuk duhet vetëkënaqur.

“Janë edhe 90 minuta deri në fund, luajmë kundër Real Madridit dhe mendoj se asgjë nuk ka përfunduar. Ata kanë kualitet të fitojnë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”.

“Zhvilluam një tjetër ndeshje të shkëlqyer në Santiago Bernabeu. Treguam lojë të mirë dhe krijuam raste për gol. Më e rëndësishmja është që e fituam përballjen e parë”.

“E kontrolluam takimin dhe u rikthyem mirë pas golit të Cristianos. Nuk duhet të harrojmë se luajtëm kundër Real Madridit, luajtëm mirë dhe patëm më shumë raste për gol”, ka deklaruar Guardiola duke komentuar ‘el Clasicon’ e të mërkurës mbrëma.

Për më shumë, kjo ishte hera e shtatë radhazi që Barcelona largohet pa humbje nga Santiago Bernabeu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...