Guardiola sqaron inkuadrimin e Messit

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se Lionel Messi nuk ishte në planet e tij për të luajtur ndaj Osasunës, por argjentinasi e ka telefonuar trajnerin për shkak se kishte dëshirë të luante.
Messi u inkuadrua në minutën e 59-të të sfidës dhe ndihmoi Barcën të siguronte kualifikimin me dy golat e tij.

“Messi ishte ndier keq mëngjesin e kaluar dhe ka pasur dhimbje barku e pak temperaturë, kështu që e dërguam në shtëpi. Unë i thashë të vijë ta shikojë ndeshjen dhe nëse bëhet më mirë të luajë. Ai më telefonoi tri orë para ndeshjes dhe më tha se dëshiroi të luante, kështu që e lashë në pankinë. Unë i thashë Messit të nxehej, por ai nxehu tribunat. Ne kemi pasur ndeshje superlative”, tha Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...