Milani të mposhtë Interin për Tevez

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Milani është duke bërë impenjim të shtuar orëve të fundit për të siguruar firmën e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, pasi në front është paraqitur edhe Interi.
Mediat italiane raportojnë se agjenti i Tevez dhe Adriano Galliani do të takohen gjatë ditës në Brazil për t’i dhënë fund sagës dhe për ta detyruar Manchester Cityn që të ndjekë dëshirën e lojtarit dhe ta huazojë atë te Milani.

Nga ana tjetër, Interi për Milanin duket të jetë një rrezik i vërtetë, pasi Nerazzurët janë tejet të disponuar për t’ua prishur planet fqinjve të tyre duke ofruar një blerje komplete të Tevez, ndërsa favori për zikaltrit është që ta shtyjnë transferin deri pas derbit që zhvillohet më 15 janar.

Pos tjerash, sot në Londër udhëton drejtori i Interit, Marco Branca, i cili do të bisedojë me drejtuesit e Cityt mbi mundësinë e blerjes së Tevez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...