Interi mposht Milanin (VIDEO)

dardanmiftari | Sunday, January 15, 2012 | 0 Komente

Interi ka shënuar fitore minimale, 0-1, por shumë të rëndësishme në San Siro kundër Milanit ku ishin të mbledhur me mijëra Rosonerë edhe pse pas këtij takimi dolën me kokë ulur.
Milani në fillim e kishte kontrollin e plotë të lojës por mbrojtja e Interit ishte fantastike. Thiago Motta shënon një gol me kokë por u anulua me plotë të drejtë për shkak të pozitës jashtë loje.

Edhe pas kësaj Milani totalisht e dominoi lojën teksa Interi mbrohej me 11 lojtarë. Në minutën e 39, Ricardo Alvarez pati një rastë të 100% shënimi por Thiago Silva tregon se është mbrojtësi më i mirë në botë duke bërë një ndërhyrje bravoroze para se Abiatti të intervenojë edhe më mirë.

Në fund të pjesës së parë një goditje apo të themi një bombë e lëshuar nga Van Bommel nga 25 metra godet shtyllën teksa Cesar ishte i fotografuar, ku në të njëjtin rast godet edhe Emanuelson por kësaj radhe ndërhyri Cesar.

Pas një depërtimi fantastik nga Zanetti i cili pason deri te Diego Milito pasi topi i shkoi atij me fat duke përmendur këtu gabimin amatoresk të bërë nga Abate, del përballë portierit dhe shënon me të majtën e tij për të kaluar Interin në epërsi.
Në vazhdim Milani tentonte të shënonte por pa sukses edhe pse pati 2-3 raste shumë të mira për shënim por mbrojtja e Interit ishte fantastike.

Kështu Interi fiton Derby della Madonnina dhe me këto tre pikë arrin në kuotën e 32 pikëve në vendin e pestë, pesë më pak se Milani që është në vendin e dytë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...