Silva luan, Sneijder në stol

dardanmiftari | Sunday, January 15, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, e ka kaluar një problem muskulor dhe është në gjendje të luajë nga minuta e parë në derbin milanez të të dielës mbrëma, ndërkohë që Interi do të duhet ta fillojë takimin me Wesley Sneijderin në bankën rezervë.
Sneijder kthehet pas rreth dy muajsh qëndrimi jashtë fushe, ndërsa sulmin zikaltër do ta udhëheqin Diego Milito dhe Giampaolo Pazzini

Një vend në formacionin startues i është siguruar edhe Alexandre Patos, i cili tri ditë më parë refuzoi një ofertë prej 35 milionë eurosh për të shkuar te Paris Saint-Germain.

Fitorja ose barazimi do ta kthente Milanin në krye të tabelës, ndërsa po të fitonte Interi do ta vazhdonte rrugëtimin mbresëlënës drejt kreut të Serie A.

Njëmbëdhjetëshi i Milanit (4-3-1-2): Abbiati- Abate, Nesta, Thiago Silva, Zambrotta- Boateng, Van Bommel, Nocerino- Emanuelson- Ibrahimovic, Pato.

Zëvendësuesit: Amelia, Mexes, Seedorf, Ambrosini, Bonera, Robinho, El Shaarawy.

Njëmbëdhjetëshi i Interit (4-4-2): Julio Cesar- Maicon, Lucio, Samuel, Nagatomo- Zanetti, Thiago Motta, Cambiasso, Alvarez- Milito, Pazzini.

Zëvendësuesit: Castellazzi, Ranocchia, Chivu, Faraoni, Sneijder, Obi, Forlan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...