Kaka nuk planifikon ta braktisë Realin

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Zëdhënësi i brazilianit Kaka ka konfirmuar se lojtari i Real Madridit nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar.
Edhe Jose Mourinho më herët pati deklaruar se ish-lojtari i Milanit nuk do të largohet, megjithatë mediat vazhdimisht e kanë lidhur atë me PSG-në.

“Ai nuk beson në transferimet e janarit. Shumat të cilat janë të përfshira janë shumë të mëdha dhe transferimi është diçka që duhet shqyrtuar me kujdes, e jo të shpejtohet”.

“Kaka është i lumtur te Reali. Ndjehet shumë më mirë dhe është sërish në përfaqësuese, nuk dëshiron të largohet”.

“Kalimi dimëror në një klub të ri është thuajse i pamundur”, ka deklaruar Diogo Kotscho për L'Equipe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...