Tevez e refuzon Interin?

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Carlos Tevez e ka refuzuar Interin, pasi që dëshiron të luajë krahas Zlatan Ibrahimovicit te Milani- raporton Sportmediaset.
Nerazzurët kanë tentuar që ‘ta vjedhin’ argjentinasin para rivalit të qytetit dhe tashmë kanë filluar bisedimet me Manchester Cityn për të.

Derisa thuhet se klubi i Morattit është në rrugë të mirë për të arritur marrëveshje me ‘pasanikët’, vjen lajmi se vetë lojtari nuk dëshiron ta veshë fanellën zikaltër.

Sipas Sportmediaset, drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, gjatë të martës ka biseduar me agjentin e Tevez, porse ka marrë përgjigje negative.

“Carlos më ka thënë se dëshiron të luajë vetëm krahas Zlatan Ibrahimovicit te Milani”, citohet të ketë thënë Kia Joorabchian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...