Gomez: 50 gola janë shumë

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Me 50 golat e shënuar për Bayern Munichun dhe përfaqësuesen e Gjermanisë gjatë vitit 2011, Mario Gomez ka fituar reputacionin e njërit prej golashënuesve më të rrezikshëm.
Këtë sezon, deri më tash ai ka shënuar 16 gola në Bundesliga dhe shtatë të tjerë në Ligën e Kampionëve, ndërsa i pyetur nëse mund ta tejkalojë rekordin personal të vitit të kaluar, Gomez ishte modest.

“Do të shoh. Ky është një rezultat i lartë; 50 gola për një vit janë tepër shumë. Por unë do të doja të bëhesha më i mirë secilin vit”, ka thënë gjermani për Goal.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...