Kontratë e re për Robben?

dardanmiftari | Saturday, January 07, 2012 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christian Nerlinger, ka lënë të kuptohet se klubi gjerman do t’i ofrojë Arjen Robbenit kontratë të re në muajt e ardhshëm.
Kontrata aktuale e anësorit holandez skadon në verën e vitit 2013, mirëpo ai e ka bërë të qartë se planifikon që ta vazhdojë karrierën në Allianz Arena.

“Kemi dy lojtarë të klasit botëror në krahë. Ribery ka kontratë deri në vitin 2015 dhe po ashtu, me Robbenin po planifikojmë një marrëveshje afatgjate”, ka deklaruar Nerlinger për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...