Raul: Dua të qëndroj te Schalke

dardanmiftari | Saturday, January 07, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi spanjoll, Raul, është i gatshëm të heqë dorë nga dy milionë eurot që i merr nga Real Madridi për të qëndruar te skuadra aktuale, Schalke.
Kontrata, sipas të cilës legjenda madrilene paguhet pesë milionë euro për sezon, skadon në fund të sezonit aktual, e së bashku me to edhe bonusi që merr nga ish-skuadra e tij.

Schalke është e interesuar që të arrijë marrëveshje të re me të, mirëpo nuk është në gjendje ta paguajë shumën e parave që Raul merr nga Reali.

“Dua të vazhdoj të luaj për Schalken. Qoftë për një ose dy vite, nuk është vendimtare. Jam i bindur dhe optimist se mund të arrijmë marrëveshje”, ka thënë 34-vjeçari për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...