Lakers festojnë në derbin e qytetit

dardanmiftari | Thursday, January 26, 2012 | 0 Komente

Los Angeles Lakers kanë regjistruar fitore në derbin e qytetit duke mposhtur LA Clippers me rezultat 96-91, dhe kështu e kanë konfirmuar edhe një herë statusin si një nga favoritët për titullin e kampionit të NBA këtë edicion.
Vendimtarë për fitoren e Lakers ishin Kobe Bryant me 24 pikë (12 vetëm në çerekun e fundit) dhe Pau Gasol, i cili u shqua me 23 pikë dhe dhjetë kërcime.

Në përballjet tjera, përmendim që Miami Heat ka festuar si mysafir i Detroit Pistons (101-98), ndërsa San Antonio Spurs regjistruan fitore në shtëpi ndaj Atlanta Hawks (105-83).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...