Maldini: Milani nuk më dëshiron

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Legjenda rossonere, Paolo Maldini, ka njoftuar se ka qenë i frustruar në tentimet e tij për të ndërtuar një karrierë të trajnerit me Milanin, ndërsa ka ardhur në përfundim se klubi nuk i dëshiron shërbimet e tij.
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka deklaruar se e dëshiron ish-bashkëlojtarin e tij në stafin e trajnerëve të klubit francez, ndërsa pas kësaj deklarate u shtrua çështja se pse 43-vjeçari nuk po angazhohet te skuadra që ia kushtoi karrierën e tij.

“Në këto vite unë kam kërkuar të kthehem para Leonardos dhe pastaj para Allegrit, por gjithmonë e kam gjetur derën e mbyllur te klubi”.

“Leonardo (kur ishte trajner i Milanit) më ka dashur pranë skuadrës; unë do t’i shërbeja në çfarëdo roli. Për Allegrin, unë do të isha pika takuese mes skuadrës dhe shoqërisë”.

“Një shpjegim është i qartë- Milani nuk dëshiron të më kthejë”, ka thënë Mladini për Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...