Mourinho: Edhe sa tituj duhet të fitoj

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka shprehur frustrimin e tij për mungesën e respektit ndaj arritjeve të tija në të kaluarën duke thënë se ka fituar mjaft tituj, ashtu që nuk duhet të vihen në dyshim vendimet e tij.
Portugezi është kritikuar për rotacionet taktike të kohëve të fundit para përballjes së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, mirëpo ai nuk është shprehur aspak i kënaqur me këto kritika.

“Sa tituj duhet të fitoj në mënyrë që të shmang marrjen në pyetje për atë që bëj? Më tregoni se çfarë duhet të bëj për t’ju kënaqur”.

“Nëse e caktoj Karim Benzeman si sulmuesin tim, ju të gjithë pyetni për Gonzalo Higuainin, por nëse ai luan, ju dëshironi të dini pse Benzema është jashtë”.

“Nëse luaj me Pepen në mesfushë, ju të gjithë thoni se ai është më i mirë në mbrojtje, por nëse ai luan në mbrojtje, ju sugjeroni që ta shfrytëzoj në mesfushë”, u ka thënë Mourinho gazetarëve në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...